bussines hotel near tirana Airport
KONFERENCA

KONFERENCA

PLANIFIKO DHE REALIZO TAKIME TË SUKSESHME BIZNESI NË DHOMAT E KONFERENCAVE TË HOTELIT “ARK”.

Best Western Premier Ark Hotel në Tiranë ka dhoma të dedikuara dhe me hapësirë të bollshme për organizimin e konferencave, është e kompletuar, me ajër të kondicionuar dhe me pajisje teknike nga më modernet dhe të shkëlqyera, të cilat garantojnë një ambjent profesional edhe për aktivitete të rëndësisë së veçantë. Stafi ynë i dedikuar gjendet aty për t’ju mbështetur në mënyrë profesionale duke filluar nga planifikimi deri tek zhvillimi i aktivitetit. Dhoma e Konferencave është e vendosur në katin përdhe. Falë fleksibilitetit që në konceptim dhe realizim, dhoma e takimeve mund të akomodojë deri në 70 veta, duke kombinuar pozicionime të ndryshme në varësi të kërkesës dhe tematikës së takimit. Dhoma moderne e konferencave dhe takimeve të Hotelit “Ark” është mjaft e përshtatshme për realizimin e takimeve ditore të biznesit, seminare trajnimi, zhvillimin e intervistave, panaireve etj. Zgjidhni Ark Hotel, koordinatorët profesionalë dhe me eksperiencë, si edhe stafi i dedikuar gjendet aty që t’ju këshillojë duke garantuar organizimin e suksesshëm të aktivitetit nga fillimi deri në fund të tij.