AKOMODIMI

SHËRBIM DHE KUSHTE TË SHKËLQYERA AKOMODIMI NË ARK HOTEL.

Nëse do të qëndroni në BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel për çështje biznesi apo për pushime relaksuese, gjithmonë do të gjeni një nivel të rafinuar dhe të rehatshëm akomodimi.

Ark Hotel, hoteli më i ri markë në Tiranë, Shqipëri ka në total 56 dhoma luksoze me hapësirë të bollshme dhe moderne, nga të cilat 28 janë dhoma “Superiore” te dekoruara me elegancë të vecantë, 25 dhoma janë të kategorisë “Standarte” me dekor klasik dhe 3 të tjerat janë “Suitat Ekzekutive” të dizenjuara dhe dekoruara posacërisht për standartin që ne kemi.
Në BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel dhomat Standarte, Superiore, Suitat Ekzekutive ofrojnë padyshim akomodimin më të rehatshëm në Shqipëri.
Të gjitha tipet e dhomave në Ark Hotel janë dizenjuar për t’ju bërë të ndjeheni si në shtëpinë tuaj për aq kohë sa do të qëndroni me ne. Modelimi i dhomave është bërë në ate menyrë që të përmbushë të gjitha pritshmëritë e klientëve tanë.