AKOMODIMI

SHËRBIM DHE KUSHTE TË SHKËLQYERA AKOMODIMI NË ARK HOTEL.

Nëse do të qëndroni në BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel në Tiranë për çështje biznesi apo për pushime relaksuese, gjithmonë do të gjeni një nivel të rafinuar dhe të rehatshëm akomodimi.

Ark Hotel, hoteli më i ri brand në Tiranë, Shqipëri ka në total 56 dhoma luksoze me hapësirë të bollshme dhe moderne, nga të cilat 28 janë dhoma “Superiore” të dekoruara me elegancë të veçantë, 25 dhoma janë të kategorisë “Standarte” me dekor klasik dhe 3 të tjerat janë “Suitat Ekzekutive” të dizenjuara dhe dekoruara posaçërisht për standartin që ne kemi.
Në BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel në Tiranë dhomat Standarte, Superiore, Suitat Ekzekutive ofrojnë padyshim akomodimin më të rehatshëm në Shqipëri.
Të gjitha tipet e dhomave në Ark Hotel në Tiranë Shqipëri janë dizenjuar për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpinë tuaj për aq kohë sa do të qëndroni me ne. Modelimi i dhomave është bërë në atë mënyrë që të përmbushë të gjitha pritshmëritë e klientëve tanë.